E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO-Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. 

Dëborë po ashtu ka edhe në Shtyllë e Mashkullorë, ndërsa nuk paraqiten probleme lidhur me akset rrugore, pasi trashësia e dëborës shkon nga 2-5 cm. 

Firmat nënkontraktore po bëjnë të mundur hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre, ndërsa policia rrugore apelon për kujdes të shtuar dhe pajisjen me goma dimërore për ata turistë që duan të vizitojnë Dardhën, Voskopojën apo Vithkuqin. 

Temperaturat ditën e sotme do të shkojnë deri në -5 gradë celsius në zonat malore, ndërsa gjatë kësaj jave priten reshje dëbore me intensitet të lartë pasi temperaturat do të shkojnë deri në -10 grade celsius. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›