E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Rrëshqitje dherash dhe çarje rrugësh, dy shtëpi në prag shembjeje në Vlorë

VLORË- Vërshimi ujërave dhe përmbytjet kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në Vlorë.

Si pasojë e reshjeve janë çarë rrugët në disa zona dhe kjo ka bllokuar edhe qarkullimin automjeteve.

Dy banesa në fshatin Vajzë në Selenicë janë të rrezikuara si pasojë e shkarjes së dherave, pas dëmtimit të rrugës.

Situata po monitorohet nga strukturat e emergjencave, ndërsa banorët këshillohen të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›