VIDEO/ Salianji drejt qelisë, avokati mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Deputeti i PD Ervin Salianji pritet të vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës nga çasti në çast, pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit një ditë më parë e cila e dënoi me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Pak çaste më parë ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës avokati Ledio Braho.
Kujtojmë që ditën e sotme u caktua prokurorja Elona Alvora për ekzekutimin e masës.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme u mblodh grupi i PD të cilët diskuatuan në lidhje me aksionet opozitare pas dënimit të Salianjit, ku të shumta ishin deklaratat edhe për një ngujim të mundshëm në PD dhe mos lejimin e Salianjit të arrestohej.
Por ishte vetë salianji që doli kundër këtij propozimi, duke theksuar se do të ishte më mri të dorëzohet dhe të vuajë dënimin. Ndërsa në komunikimet e vazhdueshme në media dhe në rrjetet siociale ai ka deklaruar se do të bëjë fushatë edhe nga qelia. /Vizionplus.tv/