E Enjte, 5 Nëntor 2026

VIDEO/ Sërish përmbytje në Spanjë, ujërat e rrëmbyeshëm marrin para dhjetëra makina

Përmbytje të tjera kanë goditur rajonin e Girona në veri-lindje të Spanjës, duke përfshirë rreth 30 makina në qytetin e Cadaqués, sipas raportimeve të mediave spanjolle.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë grumbuj makinash të dëmtuara në një urë pasi një përrua doli nga shtrati.

🔴#ATENCIÓN | ⛈️Intensas lluvias en Cadaqués #Girona provoca inundaciones, más de 30 vehículos fueron arrastrados por la fuerza del agua, no llegaron al mar, se quedaron atascados en Puente del Casino. #Bomberos de la localidad informan que no hay personas heridas ni atrapadas. pic.twitter.com/mAAjVc7SZm

— Zona Informativa 593 (@Zona_Info593) November 8, 2024

Përmbytjet e fundit vijnë një javë pasi përmbytjet shkatërruese goditën Spanjën, ku mbi 200 persona humbën jetën. Fatkeqësia shkaktoi zemërim te banorët për moslëshimin e emergjencës më herët.

Tre ditë më parë qeveria qendrore e Spanjës miratoi një paketë lehtësimi prej 10.6 miliardë eurosh për 78 komunitete të prekura nga përmbytjet./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›