E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Sherr në një lokal në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari, u kap me armë

Parandalohet ngjarja kriminale. Një sherr  është raportuar në ambientet e një lokali në lagjen “Uji i Ftohtë”, mes dy personave.

Pas ndërhyrjes së policisë është kapur shtetasi 39-vjeç i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›