VIDEO/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohet kryefamiljari

Shpërthen një bombol gazi në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i lënduar kryefamiljari Gjergj Pali i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Bombola shpërtheu në një banesë dy katëshe ndërsa raportohet edhe për dëme materiale.
Njoftimi policise
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Gj. P., 62 vjeç, në fshatin Rraboshtë, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer bombola që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 62-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./vizionplus.tv/