E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Skandali i Onkologjikut, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

Mjeku Edmond Gashi, i akuzuar si i përfshirë në skandalin e Onkologjikut, është paraqitur këtë të mërkurë pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij.

Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Po ashtu, në SPAK është paraqitur edhe koordinatori i Onkologjikut, i dyshuar si i përfshirë në “pazaret” me jetën e të smëurëve me kancer./vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C9zK7N4shpV/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›