E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Sulm me bomba thërrmuese në Izraelin qendror, 3 të plagosur

Të paktën tre persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me bomba thërrmuese në zonën e Bnei Brak, në Izraelin qendror.

Sipas shërbimit izraelit të emergjencës Magen David Adom, një vajzë 11-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë gjatë sulmit.

Ndërkohë, një djalë 6-vjeçar është goditur, teksa po shkonte drejt një strehimoreje pasi sirenat paralajmëruan për një sulm të afërt me raketa nga Irani në qytetin qendror Rishon LeZion.

Fëmija raportohet të jetë i vetëdijshëm dhe është shtruar në spital, sipas MDA.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta.

Impact in Bnei Brak pic.twitter.com/b3vyhdzlyV

— Abebe Samson (@AbebeSamson1) April 1, 2026

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›