VIDEO/ Teknologji termike! Ambasada e SHBA: Antiterrori pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas ambasadës, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë.
“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm“, shkruan ambasada e SHBA në postimin e saj.