E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Tentuan ta grabisnin, “viktima” rrëmben armën dhe vret autorin 16-vjeçar

Një grabitje e ndodhur në Brazil ka përfunduar në mënyrë dramatike, pasi viktima rrëmbeu armën që kishin dy autorët dhe vrau njërin prej tyre, vetëm 16 vjeç.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në qytetin Guarulos pasditen e 4 gushtit.

Siç shihet në videon e kamerave të sigurisë, gjithçka ndodhi teksa objektivi i grabitësve, Ottavio Ribeiro, po kthehej në shtëpi pas punës.

NEW: Motorcycle mugger gets shot after trying to rob a man in Guarulhos, Brazil.

A 16-year-old is dead after he “found out” while trying to rob Otávio Ribeiro, who was leaving work when the incident unfolded.

Ribeiro strategically gave up his phone to the thugs before he pulled… pic.twitter.com/ORSUxJIFv1

— Collin Rugg (@CollinRugg) August 12, 2024

Papritur atij iu afrua një motor me dy persona me helmeta, të cilët nën kërcënimin e armës i kërkuan t’u jepte gjithçka me vlerë që kishte me vete.

Megjithëse Ribeiro fillimisht duket se i bindet urdhrave të grabitësve, ai befas bën një lëvizje dhe rrëmben armën, duke qëlluar disa herë një nga grabitësit.

Në vendin e grabitjes policia gjeti celularin dhe portofolin e Ribeiros si dhe dy celularë të tjerë që dy grabitësit kishin vjedhur më herët.

Pas të shtënave, Ribeiro u kthye në shtëpi dhe kur mbërriti policia, ai u tha atyre se u largua sepse kishte frikë për sigurinë e tyre. Pas marrjes në pyetje ai u la i lirë./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›