E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Tërmeti i fortë në Shqipëri, qytetarët në Fushë Krujë dalin të frikësuar në rrugë

Lëkundje të forta tërmeti janë ndier mëngjesin e sotëm në disa zona të vendit. Forca e tërmetit ishte me magnitudë 4.6, ndërsa epiqendra ishte në detin Adriatik 48 km nga Tirana dhe 35 km nga Durrësi.

Lëkundjet e forta janë ndier në disa zona të vendit duke shkaktuar panik te qytetarët.

Për shkak të lëkundjeve të forta shumë banorë në Fushë Krujë kanë dalë nga banesat e tyre.

Fatmirësisht nuk janë raportuar lëndime në njerëz apo dëme materiale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›