E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Tragjedi në Zvicër! Autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën pasi një autobus shpërtheu në flakë në Coeur d’Alene të Zvicrës, raportojnë autoritetet lokale.

Videot dhe fotot nga dëshmitarët treguan një automjet të përfshirë nga flakët dhe të shkatërruar plotësisht në mes të rrugës.

Dëshmitë e para flasin për një person që i vuri flakën vetes brenda autobusit ndërsa zona ku ndodhi incidenti është bllokuar nga autoritetet dhe policia po u bën thirrje qytetarëve të mos i afrohen.

Sipas gazetës zvicerane Blick, në një nga videot që gazeta ka marrë, një burrë me fytyrë të nxirë nga tymi thotë në shqip se “një burrë ia vuri flakën vetes brenda”. Pastaj ai tund krahët dhe vazhdon, “Ai i hodhi benzinë ​​vetes dhe ia vuri flakën vetes!”

Dëshmitarë të tjerë okularë raportojnë të njëjtën gjë.

“Është ende shumë herët për të bërë ndonjë vlerësim në lidhje me shkaqet e zjarrit”, tha një zëdhënës i policisë për agjencinë Keystone-SDA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›