E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, çfarë la pas shpërthimi i fuqishëm

KAMËZ– Në portën rrethuese të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut u vendos një sasi tritoli në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, ndërsa në pamje shihen dëmet e shkaktuara.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet që pjesa e xhamit të jashtëm të banesës është dëmtuar si dhe disa makina të parkuara në oborr.

Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›