E Martë, 3 Nëntor 2026

VIDEO/ Veliera me tre persona në bord bllokohet në det, policia kufitare e Vlorës u shkon në ndihmë

Një tjetër velierë ka kërkuar ndihmë mbrëmjen e sotme, për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit me dallgë.

Veliera me tre persona në bord ka lëshuar sinjalin SOS në zonën midis Sazanit dhe Karaburunit.

Policia Kufitare e Vlorës po i shkon në ndihmë duke i shoqëruar për në zonën e Tri Portit.

Sipas policisë kufitare personat në velierë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›