E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Vrau nënën me sqepar dhe plagosi të atin, momenti i arrestimit të 45-vjeçarit nga policia

ABC News ka arritur të sigurojë videon e arrestimit të 45-vjeçarit Florjan Dalladaku. Pasi vrau nënën dhe plagosi rëndë babain me çekiç, 45-vjeçari u largua nga banesa e tij në fshatin Zhym të qytetit të Lushnjes, në përpjekje për t’u arratisur.

Ai është ndaluar nga forcat e policisë, teksa po lëvizte me makinë, ku më pas është bërë edhe arrestimi i tij.

Sipas burimeve, në makinën e tij u gjetën ilaçe antidepresantë, pasi dyshohet se autori kishte çrregullime të shëndetit mendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›