VIDEO/ Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, përfshihen nga flakët sasi të mëdha bimësh medicinale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit dhe duke rrezikuar përhapjen e tij në hapësirat përreth.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar për shkakun e zjarrit apo për persona të lënduar. Ndërhyrja e zjarrfikësve vijon.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb