VIDEO/ Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit, flakët drejt shuarjes, të angazhuar zjarrfikës dhe efektivë të FA

Zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit drejt shuarjes së plotë pas ndërhyrje intensive për të mbrojtur parkun e gjelbër të qytetit.
Situata e krijuar nga një vatër e fuqishme zjarri në masivin me pisha të Kodër Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit është drejt normalizimit të plotë. Zjarri përfshiu një sipërfaqe rreth 1 ha të parkut të gjelbër të qytetit.
Pavarësisht përmasave të mëdha që morën flakët, falë ndërhyrjes së koordinuar të forcave zjarrfikëse të Elbasanit dhe Librazhdit, si dhe të Forcave të Armatosura, zjarri u vu nën kontroll gjatë orëve të vona të natës. Në terren u angazhuan 12 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës i Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale Mengël, të cilët luajtën një rol kyç në izolimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij.
Aktualisht, situata paraqitet e qetë me disa vatra të vogla që po shuhen dhe monitorohen nga ekipet në terren. Punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë angazhuar për izolimin përfundimtar të zjarrit dhe eliminimin e çdo rreziku për riaktivizim për shkak të kushteve atmosferike, veçanërisht të erës./abcnews.al