E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

VIDEOLAJM/ Studentët marshojnë para selisë blu dhe ironizojnë: Partia Demokratike, si u shite gjithë këto vite

Vijon protesta e të rinjve në Tiranë. Studentët kanë zhvendosur marshimin e tyre drejt selisë së Partisë Demokratike, ku kanë përcjellë edhe një mesazh ironik.

“Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, është një nga thirrjet e studentëve gjatë kalimit para selisë blu.

Të rinjtë vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike në vend.

Marshimi është pjesë e lëvizjes studentore që prej ditësh po zhvillon protesta në Tiranë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Edhe sot studentët kanë shkuar në disa Fakultete duke bërë thirrje për bojkot të mësimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›