E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza e doktorit Lec Gradica: Shqiptarët u deshtë ta paguajnë lirinë me shumë sakrificë

Në mesin e atyre që iu drejtuan masës ishte edhe Lavdije Leci, vajza e doktorit të UÇK-së Lec Gradicës.

Me shumë emocione, ajo tha se shqiptarët u deshtë ta paguajnë me çmim të lartë lirinë.

“Liria është e drejta themelore e çdo njeri në botë,ndërsa ne shqiptarët u deshtë të paguajmë me shumë sakrifica e me gjak”, tha Leci para të panishmëve.

Ajo kujtoi edhe kontributin e babait të saj.

“Edhe babai im sikur shumë liridashës iu përgjigj kushtrimit të atdheut me të vetmin qëllim për lirinë e vendit tonë”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›