E Martë, 3 Nëntor 2026

Valer Kolnikaj rikthehet në “Ferma VIP”, si e pritën fermerët

Valer Kolnikaj i është bashkuar sërish fermës, pas një jave në Arameras i monitoruar me kamerat 24 në 24. Me anë të televotimit dhe votave të publikut ai u rikthye në “Ferma VIP”.

Moderatorja Fjoralba Ponari dërgoi Buçkon të priste Valerin. Fermerët janë habitur kur e panë që Valeri ndodhej në ambientet e fermës. Elsa u gëzua shumë dhe shkoi përqafoi fermerin.

Valeri ka takuar vetëm disa fermerë, Elsën, Himenën, Glorian, Çiljetën, Baby G dhe Ditean.

Disa fermerë nuk e pritën mirë Valerin në “Ferma VIP”.

“Nuk po kuptoj thelbin. Çfarë do një i eliminuar në Arenë”, tha Flori.

“Aq sa ju ka munguar juve këtu Flori, aq më ka munguar dhe mua”, tha nga ana tjetër Valeri./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›