E Diel, 1 Nëntor 2026

Valon Berisha, blerja më e re e FC Zurich

Ish-lojtari i Lazios, Valon Berisha kthehet te FC Zurich. Mesfushori shqiptar, i cili luajti për bardhekaltërit nga viti 2018 deri në vitin 2020, kthehet në ligën zvicerane.

Ja deklarata e klubit: “FC Zurich ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori 33-vjeçar, Valon Berisha i është bashkuar klubit me efekt të menjëhershëm.

Lojtari që ka luajtur 52 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës mbërrin në Zyrich nga klubi austriak i Bundesligës, LASK dhe ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit aktual me një opsion për një vit tjetër”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›