E Hënë, 2 Nëntor 2026

VanHorn: Siguria kibernetike është themelore ndërsa Shqipëria digjitalizohet

E Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn, ka folur për sigurinë kibernetike.

Në një aktivitet të organizuar mbi sigurinë kibernetike, VanHorn theksoi se  siguria kibernetike ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit përballë sulmeve kibernetike.


Postimi i Ambasadës së SHBA-së:

“Ndërsa Shqipëria digjitalizohet – nga shërbimet qeveritare te bankat dhe rrjetet energjetike – siguria kibernetike nuk është zgjedhje. Është themelore. Ka të bëjë me mbrojtjen e sovranitetit në epokën digjitale.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›