E Diel, 1 Nëntor 2026

VanHorn dhe ambasadori holandez vizitojnë Fushën e Gazit në Delvinë: SHBA shqyrton bashkëpunimin në energji

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin e Holandës, Reinout Vos, zhvilluan një vizitë në Fusha e Gazit në Delvinë, në kuadër të eksplorimit të mundësive në sektorin energjetik shqiptar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson interesin për bashkëpunim në këtë sektor, duke vënë në dukje rëndësinë e një klime të qëndrueshme dhe transparente rregullatore për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.

Sipas ambasadës, kjo vizitë vjen në një moment kur SHBA synon të forcojë rolin e saj në prodhimin global të energjisë, ndërsa investimet amerikane konsiderohen kyçe për rritjen e sigurisë energjetike në nivel ndërkombëtar.

“Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›