E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vatër e rrezikshme zjarri në Terpan dhe Plashnik, evakuohen banorët në lagjen Rexhaj! Zona mbulohet nga tymi dhe flakët

Vatra zjarresh masive kanë përfshirë edhe Njësinë Terpan në qarkun e Beratit dhe rrethinat e saj.

Më problematike paraqitet situata nga tymi dhe flakët në kodrat e Terpanit dhe luginën poshtë saj që lidhet me fshatin Plashnik.

Informohet se në Plazhnik situata është më kritike, ku janë evakuuar banorët e lagjes Rexhaj.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dallohet qartë ‘mbretëria’ e tymit që ka pushtuar të gjithë zonën dhe flakët që rrezikojnë shtëpitë dhe gjënë e gjallë. Forcat operacionale ndodhen në teren, ku prioritet mbetet mbrojtja e jetës së banorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›