Vau i Dejës/ Tritol servisit në fshatin Shelqet, Policia: Ka pasur vetëm dëme materiale

Një lëndë plasëse është vendosur në derën kryesore të një servisi në fshatin Shelqet në Vaun e Dejës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme (11 janar), ku pronari i servisit ka konstatuar dëmtimin e derës së subjektit të tij si pasojë e lëndës plasëse të vendosur nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor po kryer hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
“Vau i Dejës / Informacion paraprak
Me datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar derën kryesore të subjektit të tij (servis). Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, dhe paraprakisht dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë, ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/