E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdiqen ne pus ceremonia mortore mes dhimbjes e loteve

TIRANE- Familjaret te afermit miqte dhe qindra te njohur te familjes Pula ne Peze- Helmez kane percjelle mes dhimbjes dhe loteve per ne banesen e fundit dy vellezerit Hajri Pula 35 vjec dhe Perparim Pula 38 vjec.

Dy vellezerit humben jeten teksa punonin per heqjen e armaturave ne perfundimin e ndertimit te nje pusi ne oborrin e shtepise. Si pasoje e clirimit te gazit nentokesor ata jane asfiksuar ne fund te ketij pusi.

Qindra njerez jane gjendur prane familjes Pula ne kete tragjedi ndersa per te gjithe ka qene e veshtire te gjenin fjalet per te ngushelluar prinderit e dy vellezerve dhe familjaret e tyre.

Tragjedia e rende qe goditi familjen Pula mund te kishte marre permasa akoma edhe me tragjike nese ne ndihme te kater personave qe ndodheshin ne pus te mos kishin shkuar fqinjet e tyre.

Ata kane mundur te nxjerrin nga pusi vellane e 2 viktimave Dritanin 23 vjec si dhe shtetasin Ervin Rada. Ky i fundit ka lene sot spitalin ushtarak ndersa 23 vjecari ndodhet ende nen kujdesin e mjekeve.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›