E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Veliaj në spitalin e burgut të Fierit, Ndreca pas takimit: Mora disa faqe nga ditari personal, do publikojmë përgjigjet që i ka komunikuar Gogut

Avokati Plarent Ndreca ka ndarë detaje nga takimi me kryebashkiakun Erion Veliaj i cili ndodhet në spitalin e burgut të Fierit për shkak të frakturës në këmbë. Ndreca thotë se prej dy javësh është kërkuar zyrtarisht ekzaminimi mjekësor, por ende nuk është realizuar.

I pari i Tiranës i ka dorëzuar edhe disa faqe nga ditari i tij me përgjigjet që i ka dhënë ministrit të Drejtësisë në takimin e së premtes. Përgjigjet do të publikohen.

“Dola nga takimi me Erionin.

1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.

2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar Ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike”, tha Ndreca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›