E Martë, 3 Nëntor 2026

Veliaj nën akuzë nga SPAK/ “Fshehje pasurie”, sekuestrohet vila te “Kodra e Diellit”

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka renduar pozitat penale te kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Përveç veprave penale të korrupsionit e pastrimit të  parave për të cilat u arrestua në shkurt të këtij viti, SPAK e akuzon edhe për  fshehje ose refuzim për deklarim të pasurisë.

Bëhet fjalë për një banesë në zonën e Kodrës së Diellit që rezulton në pronësi të Veliajt dhe bashkëshortes se tij Ajola Xoxës e cila me urdhër të SPAK është vendosur në sekuestro.

Pak dite me pare përmes avokatëve te tij mbrojtës Veliajt dorëzoi rekurs ne gjykatën e lartë ku kërkon heqjen e masës arrest ne burg.

Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet I arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në  korrupsion dhe pastrim parash, por tashmë do të përballet edhe me akuzën tjetër të fshehjes se pasurisë.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari  Erjon Bani që pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Edhe në seancën e mbajtur 2 ditë më vonë në 12 shkurt për vleftësimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë ndaj Veliajt, ky i fundit përmes avokatëve ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë por, u refuzua nga gjykata.

Të njëjtin vendim dha edhe gjyqtari i Apelit Engert Pellumbi që sërish refuzoi kërkesën e avokatëve të Veliajt për lirimim e tij nga qelia.

Nga hetimet ka rezultuar se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të, për përftimin e shumave monetare.

Për të njëjtën dosje po hetohet edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa që përveç dy veprave penale te korrupsionit dhe pastrim të parave po hetohet në gjendje të lirë edhe  për fshehje pasurie dhe mos deklarim te ardhurash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›