E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj zëvendëson 12 drejtues të bashkisë së Tiranës, ndryshime në UKT dhe Policinë Bashkiake

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Disa nga drejtuesit e drejtorive kryesore të bashkisë së Tiranës janë zëvendësuar sot me emra të rinj.

Vendimi është marrë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndryshuar drejtorët e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake, të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, të Tirana Parking, të Kopshtit Zoologjik, Qytetit Studenti, si dhe disa prej qendrave sociale dhe muzeumet.

Këto ndryshime vijnë në kuadër të ristrukturimit të bashkisë së Tiranës.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›