E Martë, 3 Nëntor 2026

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës

Tre persona janë shpëtuar në afërsi të Gjirit të Gramës, pas një defekti në motorët e velierës me të cilën udhëtonin. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të anijes së gatshme të Forcës Detare, P-116 “BORA”, operacioni u krye me sukses.

Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, Forca Detare u koordinua me Policinë Kufitare të Vlorës dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të Kërkim-Shpëtimit Detar (QKKSH), duke realizuar një operacion të standardit SAR.

Të tre personat u evakuuan të sigurt dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Veliera u rimorkua dhe u ankorua me sukses në portin e Himarës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›