E Diel, 1 Nëntor 2026

Vellezerit e Hekuran DedesJa takimi me Fatos Skejen

Tre vellezerit e Hekuran Dedes qe ne 21 janar u ekzekutua me nje plumb ne koke nga efektivet e Gardes se Republikes kane kallezuar penalisht efektivin e gardes Fatos Skeja pasi sipas tyre ky i fundit ka dijeni mbi autoret e krimit te ndodhur ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Zabit Halim dhe Agim Deda ne 20 shkurt te ketij viti i jane drejtuar prokurorise se Tiranes ku i kerkojne kesaj te fundit kryerjen e veprimeve hetimore ndaj Fatos Skejes per shkak se sipas tyre Skeja ka informacion mbi personin qe ka qelluar per vdekje vellane e tyre Hekuran Deda. Per dhenien e ketyre informacioneve gardisti Skeja i ka kushtezuar duke i pohuar se kundrejt lekeve dhe emrit te vrasesit te vellait te tyre ata duhet te pranonin ne banesen e tyre per ngushellim kryeministrin e vendit Sali Berishen. Mirepo duke qene se familja Deda ska pranuar ngushellimet nga kryeministri Berisha dhe gardisti Fatos Skeja nuk i ka treguar asnje nga autoret e krimit qe u kishte premtuar se do i tregonte ne rast se ata do pranonin per vizite Sali Berishen. Nisur nga keto rrethana tre vllezerit Deda mendojne se gardisti Skeja ka dijeni mbi autoret e krimit dhe per kete ata e kane paditur ne prokurorine e Tiranes per vepren penale te Mos kallezimit te krimit dhe Veprimeve qe pengojne zbulimin e te vertetes.
KALLEZIMI I PLOTE
Ne kallezuesit Zabit Ilmi dhe Agim Deda ne emer te familjareve te Hekuran Dedes nje prej 4 viktimave te vrare ne 21 Janar 2011 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit perballe kryeministrise paraqesim kallezimin penal. Dy dite pas ngjarjeve te 21 janarit 2011 ne daten 23 janar rreth ores 22-2300 veellain e madh Zabitin e ka telefonuar ne numrin tij te telefonit 068hellip i njohuri prej nesh Behar Spahia ku i ka thene se do vij me Fatos Skejen te pijme nje kafe ngushellimi. E kami mirepritur sipas zakonitate nate ne shtepi kane qene ne si vellezer babai nena dhe njerez te tjere te familjes. Na beri pershtypje orari qe ai njeri kerkoi te na vizitonte sepse edhe sipas zakonit te krahines sone vizitat behen diten dhe jo ne ate orar te nates megjithate i pritem per vizita pa hezituar. Behar Spahia dhe Fatos Skeja kane ardhur rreth orees 23.00 ne dhomen ku prisnim vizita dhe Fatosi ka beere zakonin duke hedhur edhe 10 mije leke te vjetra. Ky fakt eshte mbajtur shenim ne fletore sic eshte zakoni per te gjithe ata qe vijne ne vaki apo geezime. Kafet e zakonit jane nxjerre nga nipi i shtepise tone Lulzim Ndreu. Ne muhabet e siper Fatos Skeja tregoi se kishte ardhur ne ate orar te papershtatshem naten vone sepse ishte ne arrest shtepie pasi disa kohe me pare kishte plagosur nje kamarier ne Tirane dhe naten ska pas njeri te huaj ne shteepi por do ishim vetem ne te shtepise. Mbasi piu kafen na kerkoi te dilnin te flisnim vecmas ne si vellezer bashke me ate dhe kemi dale te tre ne rruge para makines me te cilen kishin ardhur keta dy persona. Kujtojme se makina ka qene tip foristrade me ngjyre te erret dhe dukeshin edhe 2 persona te tjere brenda qe nuk kane zbritur nga makina. Ne bisede e siper Fatos Skeja na tha Kam qene me Sali Berishen koke me koke ne zyren e tij. Prandaj kam ardhur qe te pranoni Sali Berishen te pije kafe ketu si njeri i thjeshte pa buje dhe kamera. Une Fatos Skeja do tjua gjej se kush jua ka vrare vellain e do jua sjell me fotografi personin si dhe do ju ndihmoj si familje nga gjendja ekonomike. Ne i thame qe Sali Berisha mund te kishte ardhur ne varrim si cdo njeri tjeter se eshte zakon qe shqiptaret ja hapin deren per mort kujdo edhe mikut edhe hasmit. Por ne nuk pranojme vizita me keshtu kushtesh sic na e thua ti dhe as blihemi e as nuk e shesim gjakun e vellait me leke. Fatos Skeja kembenguli gjate duke na thene se kishte nje shume parash nuk i cilesoi se sa por se kishte valixhe ne makine. Kemi ndenjur gati nje ore e gjysem ne rruge te tre si vellezer dhe Fatosi. Ai ka kembengulur gjate duke na thene pranojeni Sali Berishen pse se pranoni se ai ska gisht ne kete pune. Vellai i madh ne emrin tone ka folur dhe refuzuar marreveshjen por Fatosi ai vazhdonte te kembengulte dhe na sqaroi se ka qene ne tarrace ne daten 21 janar siper kryeministrise dhe e ka pare nga ka ardhur plumbi dhe kush e ka vrare Hekuranin. Na ka thene se vetem pranoni Saliun qe te vije me pi kafe ketu dhe te gjitha gjerat do i rregulloj une. Por ne definitivisht refuzuam cfaredolloj mareveshje per ato qe ai kerkoi dhe premtoi dhe ne menyre te Fatos Skeja dhe i njohuri jone e ftoi te largohej pasi kembengulte me deshperim e nuk ikte dhe duke qene te lodhur dhe te acaruar i thame qe te largohej sepse do e merrnin ne telefon ne nje kohe te dyte. Mbas rreth gjysem ore une Zabit Deda e kam marre ne telefon Behar Spahine tek numri i tij i telefonit 068hellip dhe i kam thene qe nuk pranojme asnje marreveshje me Fatos Skejen apo kushdo tjeter. Kemi pritur qe policia e prokuroria te na therrasin e pyesin per ngjarjen por deri me sot nuk na ka thirrur askush. Keto qe po deklarojme me siper i kemi bere publike edhe ne media ne Top-channel si dhe para gazetarit Artan Hoxha. Kemi bindjen se Fatos Skeja ishte ne dijeni te plote te ngjarjes dhe autoreve te saj. Ne keto rrethana i kerkojme prokurorise te hetoje me objektivitet kete shtetas dhe persona te tjere te lidhur me sa deklarojme ne per kryerjen e veprave penale te Moskallzimi i krimit dhe Veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes te parashikuara nga nenet 300 dhe 301 te Kodit Penal si dhe cdo veper tjeter penale qe lidhet me vrasjen e vellait tone Hekuran Deda.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›