E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Vendi i Shqipërisë është në BE”, Kaja Kallas: Reformat janë të vështira, por keni mbështetjen tonë!

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë. Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në ambientet e kryeministrisë dhe firmosjes së marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII, Kallas dhe Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së theksoi se vendi i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian. Ajo tha se është e vetëdijshme për vështirësinë që kanë reformat, por shprehu mbështetjen e palëkundur të BE-së ndaj Shqipërisë.

Kallas: Shqipëria është mbështetëse e fortë e BE-së. Vendimi juaj për të zbatuar plotësisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë së bashku me mbështetjen tuaj humanitare dhe politke që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtimin tuaj ndaj BE-së. Ju jeni shumë të vlefshëm dhe të dobishëm sa i përket bashkëpunimit në rajon për të pasur një mjedis të sigurt edhe në Bosnjë, BE është e angazhuar sa i përket Shqipërisë dhe bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët.

Do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen. Po thellojmë bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe kemi dëshirë të zgjerojmë këtë bashkëpunim në fusha të tjera. Bashkëpunimi ynë shkon përtej sigurisë sepse Shqipëria ka një agjendë ambicioze për të përfunduar negociatat në dy vitet e ardhshme. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur anëtarësimin në BE përveç performancës në reforma. Reformat janë të vështira dhe ju keni mëbshtetjen tonë sa i përket çeljes së grup kapitujve të tjerë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE.  Diskutuam edhe zhvillimet në rajon. I vlerësoj këshillat dhe komentet që ju më keni dhënë për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Mezi pres të kthehem për takimin e komitetit evropian politik./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›