E Premte, 6 Nëntor 2026

Vendi i parë në grup, ose zbritja në Ligën C, gjithçka e hapur në grupin e Kombëtares

TIRANË, 18 nëntor /ATSH/ Vendi i parë në grupin B, për Kombëtaren shqiptare të futbollit është i vështirë për t’u arritur. Kjo sepse nuk mjafton vetëm fitorja ndaj Ukrainës në sfidën e nesërme në stadiumin “Air Albania”, por duhet që edhe sfida tjetër e grupit Çeki-Gjeorgji të dalë barazim.

Vendi i parë në grup do ta ngjiste Kombëtaren në Ligën A dhe mban gjallë shpresat që  të jetë pjesë e play off të Botërorit 2026 në bazë të renditjes së përgjithshme.

Fitorja e çekëve e heq mundësinë për vendin e parë, pasi kjo përfaqësuese kryeson grupin me 1 pikë më shumë se Gjeorgjia dhe Shqipëria dhe 3 nga Ukraina.

Skuadra gjeorgjiane ka golavarazh më të mirë dhe ky është një minus për kuqezinjtë, që nëse përfundojnë me pikë të barabarta e mbyllin në vendin e tretë që të çon në play out.

Nëse Kombëtarja zë vendin e dytë do të ishte pjesë e play off për ngjitje në Ligën A. Në anën tjetër humbja me Ukrainën do të zbriste Shqipërinë në Ligën C. Në këtë grup të vështirë çdo skenar është i mundshëm.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›