Vendimi i Kolegjit, KQZ miraton sot pr/aktin
TIRANË- Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ku pritet te votohet projekt akti për zbatimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e të gjitha kutive dhe numërimin e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar.
Sipas zëdhënësit të KQZ, Leonard Olli, komisioni e ka marrë mëngjesin e sotëm vendimin e zbardhur dhe që nga ajo orë, Drejtoria Juridike filloi nga puna për përgatitjen e projekt aktit, që ky të kalojë për trajtim në mbledhjen e pasdites, e cila eshte lajmeruar ne oren 18:00.
Nëse palët do të kenë pasur kohën e nevojshme për tu njohur me aktin, jemi të gatshëm që nesër të operojmë me procedurën e hapjes dhe shqyrtimin e kutive- tha ai.
Sipas tij, e rëndësishme për KQZ është që si ky vendim i Kolegjit dhe ai i mëparshëm ka lënë në fuqi si një veprim të drejtë e ligjor veprimtarinë e komisionit për vlerësimin e fletëve të panumëruara apo të pavlerësuara.