E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoret, Rama me kreret e rretheve Qamil Xhani

Partia Socialiste ka nisur riorganizimin e saj ne baze me qellim pergatitjen e elektoratit per zgjedhjet vendore. Paraditen e djeshme kryetrari i Partise Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar nje takim me 36 kryetaret e rinj te Partise Socialiste ne rrethe. Takimi i “prezantimit” me drejtuesit e selise roze, ne rrethe eshte i pari pas zgjedhjes se tyre para pak ditesh nga Asamblete Socialiste. Gjate takimit eshte diskutuar ne lidhje me strukturen e re, duke qene se prej disa vitesh funksioni i kreut te PS-se ne rreth eshte hequr. Burime nga selia roze bejne se kryetari i PS-se, Edi Rama ka kerkuar nga drejtuesit e partise ne rrethe nje koordinim me te mire me strukturat e PS-se, ne rang qarku. Synimi i drejtuesve te PS-se eshte qe deget e Partise Socialiste te kene nje koordinim me efikas, duke qene se ne zgjedhjet e fundit pati probleme. Nese Partia Socialiste arriti nje rezultat te mire ne bashkite e qarqeve kryesore ne vend, kjo mendohet se erdhi dhe si pasoje e nje pune efikase te strukturave te PS-se ne bashkite e medha. Nderkohe qe bashkite dytesore te rretheve dhe komunat, nuk arriten te jepnin rezultatin e duhur. Ne kete kendveshtrim eshte diskutuar dhe dje ne mbledhjen e krereve te rretheve mbi koordinimin e punes. Gjithashtu kryetaret e rretheve jane informuar dhe mbi kompetencat e tyre dhe mbi organizimin e punes ne terren. Nderkohe qe teme e vecante e diskutimeve ka qene dhe riorganizimi i strukturave ne funksion te zgjedhjeve. Kreret e PS-se ne rrethe jane keshilluar mbi organizimin qe duhet te behet ne funksion te fushates elektorale, pas shpalljes se dates se zgjedhjeve. Edhe pse selia roze nuk ka nje prononcim zyrtar mbi procesin e zgjedhjeve lokale, takimi i djeshem mes kryetareve te rretheve nuk ka lene jashte vemendjes riorganizimin degeve te partise ne funksion te ketij zhvillimi te pritshem. Nga ana tjeter kreret e rretheve jane informuar dhe mbi aksionin e ri te opozites qe pritet ne rinise ne shtator. Ne lidhje me kete ceshtje burime nga selia roze bejne te ditur se ende nuk ka nje vendim te strukturave per nisjen e protestave, duke qene se shpresohet ende per nje marreveshje per transparencen e zgjedhjeve. Gjithsesi drejtuesit e PS-se ne rrethe jane udhezuar qe te organizojne strukturat per cdo zhvillim qe do te miratohet nga forumet e PS-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›