E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vengu: Bashkëpunim për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën

TIRANË, 13 nëntor /ATSH/ Bashkëpunimi për rritjen e nivelit të kapaciteteve njerëzore me Kosovën është në qendër të vëmendjes së Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi sot se, përveç Kolegjit të Sigurisë dhe Akademisë së Forcave të Armatosura, dyert ndaj forcave të FSK-së i kanë hapur edhe njësi të tjera të FA-së, pasi në fushën e sigurisë Kosova dhe Shqipëria kanë shumë dimensione bashkëpunimi.

Ditët e fundit, pilotët e FSK-së nisën fluturimet stërvitore në Bazën Ajrore të Farkës me helikopterët “Cougar”, pas përfundimit të fazës teorike.

Ata, bashkë me teknikët e FSK-së, po asistohen nga instruktorët e Forcës sonë Ajrore për ruajtjen e reflekseve të fluturimit, aq i domosdoshëm për ekuipazhet.

1 nga 5

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›