E Premte, 6 Nëntor 2026

Vengu: Emergjencat civile zhvillojnë kursin bazë të kërkim-shpëtimit ujor

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile po zhvillojnë kursin bazë të kërkim-shpëtimit ujor, i cili synon përgatitjen e tyre për të përballuar situata emergjente.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga ky trajnim, i cili ka për qëllim rritjen e aftësive dhe kapaciteteve për operacione në incidente ujore apo përmbytje të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore.

Përmes këtij trajnimi intensiv, efektivët pajisen me aftësi praktike dhe teorike për të përballuar me sukses çdo sfidë në terren, duke siguruar ndërhyrje efektive dhe profesionale në zona urbane dhe rajone të prekura nga situata emergjente.

“Ky është një tjetër hap drejt forcimit të kapaciteteve të emergjencave civile për t’u përballur me sfidat natyrore dhe për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, theksoi Vengu. /j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›