E Diel, 1 Nëntor 2026

Vengu: Mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime për 15 bashki të prekura nga zjarret e verës

Mbi 345 milionë lekë janë akorduar si dëmshpërblim për 15 bashki të vendit që u prekën nga zjarret gjatë sezonit të verës. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. “Bashkë dhe gati, në përballim dhe në ringritje”, shkruan ministri.

Sipas ndarjes së fondeve, bashkitë përfituese janë:

  • Delvinë – 36 mln lekë
  • Dibër – 10,5 mln lekë
  • Gramsh – 86,6 mln lekë
  • Has – 0,7 mln lekë
  • Rrogozhinë – 1,8 mln lekë
  • Krujë – 146 mln lekë
  • Kukës – 0,6 mln lekë
  • Librazhd – 0,2 mln lekë
  • Peqin – 4 mln lekë
  • Tepelenë – 0,3 mln lekë
  • Kamëz – 2 mln lekë
  • Maliq – 1,2 mln lekë
  • Finiq – 40 mln lekë
  • Dropull – 7,7 mln lekë
  • Malësi e Madhe – 6,6 mln lekë

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›