Vengu pret anëtarë të Bundestagut: Fokus fuqizimi i industrisë së mbrojtjes

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu priti sot në një takim Tilman Kuban, anëtar i Bundestagut gjerman dhe zëdhënës për Çështjet Evropiane i grupit parlamentar CDU/CSU , si dhe David Preisendanz, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, ministri Vengu vlerësoi se “angazhimi i ripërtërirë i Gjermanisë në Evropën Juglindore vjen me një qartësi të re e cila mbart një rëndësi strategjike për procesin tonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Fokusi i shtuar tek siguria, fuqizimi i industrisë së mbrojtjes dhe stabiliteti gjeopolitik në kontinent, sipas tij, janë sfida që tejkalojnë kufijtë kombëtarë dhe kërkojnë një qasje të përbashkët dhe punë në ekip.
1 nga 7/m.m/j.p/