E Hënë, 2 Nëntor 2026

Veriu “kali” i betejës së Kurtit, analisti: Çdo qeveri që do vijë pas 9 shkurtit, të fokusohet në marrëdhëniet me SHBA-në

Ndërsa partitë politike në Kosovë vijojnë fushatën në javën e dytë për zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri Albin Kurti ka premtuar, se me qeverinë e tij do të marrë fund epoka e institucioneve ilegale paralele të Serbisë.

Në një takim Kurti tha se gjatë viteve të fundit është bërë shumë edhe kundër grupeve kriminale serbe ndërsa siguroi më shumë sovranitet për vendin.

Analisti Agim Krasniqi, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me moderatorin Erion Zeqiraj tha se qeveria që do të dalë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duhet të fokusohet në marrëdhënien me SHBA-në.

Intervista e plotë

-Pse Albin Kurti dhe Vetëvendosja e kanë vendosur theksin te veriu i Kosovës në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Krasniqi: Të gjitha subjektet poltike retorikën e tyre në fushatën aktuale e kanë fokusuar në politikën e jashtme dhe në vendimet e Kosovës. Opozita duke kritikuar qeverinë aktuale të zotit Kurti për marrëdhëniet të cilat i shikojnë të zbehura, sidomos me SHBA. Në veriun e Mitrovicës kjo qeveri ka pasur rezultate konkret dhe pozitive.

-Po partitë e opozitës, përveç fushatës së përqendruar te politika e jashme, me çfarë oferte vijnë për qytetarët?

Krasniqi: Kryesisht është lufta kundërr korrupsionit, dialogu me Serbinë dhe çështjet ekonomike. Më bën përshytpje sepse ka një fushatë të egër ndaj kryeministrit aktual. Po karakterizohet nga kritika të ashpra, që shpesh tejkalojnë normat etike qoftë në media, qoftë edhe ndaj opinionistëve apo pjesëmarrës të subjekteve politike. Tubimet politike po zhvillohen në një atmosferë imponuese. Pjesëmarrja aktive qytetare po dëshmon rëndësinë e zgjedhjeve si një instrument për artikulimin e vullnetit popullor.

-Si është perceptimi, do të kemi një rotacion apo do të qëndrojë sërish Albin Kurti në Kosovë?

Krasniqi: Duke qenë se jemi në kohë fushate, do duhet të isha i paanshëm në këtë proces. E rëndësishme është që çdo qeveri që do dalë pas këtyre zgjedhjeve do t’i harmonizonte politikat e veta shtetërore me SHBA dhe të jenë më konsistent me atë çfarë po synon presidenca e re amerikane. Kjo do të ishte jetike për cilëndo qeveri që do të vinte pas 9 shkurtit.

-A do të ndikojë rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në marrëdhëniet e Prishtinës me Uashingtonin dhe veçanërisht në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Krasniqi: Unë do t’i referohesha Ballkanit në përgjithësi sepse shpresoj se do të ketë disa ndryshime pragmatike. Kursi i Trump mund të përqendrohet në favorizimin e marrëveshjeve bilaterale me shtetet individualsiht në Ballkan duke siguruar përfitime të drejtpërdrejta për interesa ekonomike amerikane. Kjo mund të përfshijë investime në infrastrukturë, energji dhe teknologji si dhe një kontroll më të mirë të ndikimit të mundshëm kinez dhe rus në Ballkan./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›