E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vërshime uji në Gjirokastër/ Zona poshtë qytetit e rrezikuar nga prurjet e shumta

Reshjet e dendura kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës ditën e sotme duke sjellë përmbytje dhe vështirësi në qarkullim.

Si pasojë e reshjeve intensive gjatë gjithë ditës së sotme, përroi i Fiçós në lagjen Palorto ka dalë nga shtrati, duke përmbytur zonën e poshtme të qytetit.

Zona muzeale dhe lagjet përreth kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa agjencitë përkatëse ndodhen në terren për menaxhimin e situatës. Autoritetet po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›