E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veshja islame ndalohet në shkollat e Francës, shpërthejnë polemikat

Polemika te reja në Francë mbi “abaya”, një veshje islame e grave që nuk është shprehimisht fetare, por që është shumë e popullarizuar në mesin e studentëve femra.

Ministri i Arsimit Kombëtar, Gabriel Attal, njoftoi dje se me vitin e ri shkollor do të ndalohet në shkollat ​​publike “abaya”, e cila mbulon të gjithë trupin dhe mund të blihet në të gjitha dyqanet.

Sot në mëngjes, zëdhënësi i qeverisë, Olivier Véran, u tha mikrofonave të BFM se është “qartësisht” një zakon fetar dhe se shkolla “është tempulli i laicizmit”.

Përhapja e “abaya” në hapësirat publike deri më tani është “toleruar”.

“Nuk do të jetë më e mundur të vishni abaya në shkollë – njoftoi dje ministri Attal në TV – ne duam t’i japim rregulla të qarta në nivel kombëtar për drejtuesit e shkollave”.

Kritikat fillestare erdhen nga e majta, te cilet e quajten kete një dispozitë “jokushtetuese”:

Deputetja Clémentine Autain tha se propozimi i Gabriel Attal është antikushtetues./ Ansa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›