E Martë, 3 Nëntor 2026

Veshje me logo false/ Vihet në pranga shtetasi turk dhe i biri i Luan Hakës

Policia ka arresuar edhe dy personat e shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Fake Star”.

Njëri prej tyre, shtetas turk, koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.

I ndaluari tjetër, Lindion Haka është bashkadministratori i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.

Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Lindion Haka është i biri i Luan Hakës, gjithashtu i arrestuar. Luan Haka, ka qenë kandidat për kryetar bashkie Dibër në vitin 2022 nën siglën e Partisë Demokratike të drejtuar asokohe nga Lulzim Basha./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›