E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vetëdorëzimi i Salianjit, flet avokati i tij: Mbrëmjen e sotme shkon në burgun e Fierit

Ledio Braho, avokati i Ervin Salianjit ka folur për mediat pas dorëzimit të këtij të fundit në Policinë e Tiranës.

Avokati Braho konfirmoi se Salianji do të dërgohet në burgun e Fierit mbrëmjen e sotme.

Më tej, Braho theksoi se ky vendim ishte një dënim politik.

“Na u komunikua procesverbali për njohjen për ekzekutim vullnetar, nënshkruam procesverbalet patëm sjellje korrekte nga drejtuesit e policisë. Duhet të jemi të qartë, pavarësisht se është një vendimmarrje politike, Salianji e ekzekutoi vullnetarisht dhe u nis drejt burgut që i ka caktuar regjimi, burgu i Fierit. Që mbrëmjen e sotme shkon në burgun e Fierit”, tha Braho. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›