E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëhidhet nga kati i tretë i hotelit në Golem, humb jetën 48-vjeçari belg

Një shtetas belg, 48 vjeç, ka humbur jetën mbrëmjen e 21 shtatorit në Golem.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 20:00, shtetasi belg dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një hoteli.

Si pasojë e rënies, 48-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›