“Vetëm mjekët dhe infermierët qëndrojnë”/ Gjermania synon kthimin në atdhe të 80% të sirianëve

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se shumica e sirianëve duhet të kthehen në atdheun e tyre, pas një takimi të diskutueshëm me presidentin e vendit Ahmed al-Sharaa.
“Në tre vitet e ardhshme… rreth 80% e sirianëve që jetojnë aktualisht në Gjermani duhet të kthehen në vendin e tyre të origjinës”, tha Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me udhëheqësin sirian në Berlin të hënën.
Por grupe të caktuara, përfshirë mjekët dhe infermierë, mundmund të qëndrojnë, sipas kancelarit.
“Lufta civile ka mbaruar dhe tani, në parim, ekziston një perspektivë për t’u kthyer në Siri dhe ne duam ta bëjmë këtë të mundur së bashku”, tha Merz.
Miliona sirianë ikën nga lufta civile që filloi në vitin 2011, shumë prej të cilëve mbërritën në Gjermani gjatë krizës së refugjatëve 2015-2016. Deri në fund të vitit 2024, rreth 1.23 milion njerëz me origjinë siriane ishin të regjistruar në Gjermani.
Merz e bëri kufizimin e migracionit një çështje qendrore të fushatës kur kandidoi për postin në vitin 2025 dhe tani po kërkon bashkëpunim nga Damasku për të lehtësuar kthimin e sirianëve pa të drejtë ligjore për të qëndruar në Gjermani.
Kancelari pretendon se iniciativa do të ndihmojë në krijimin e kushteve për rritje ekonomike në Siri dhe do të mbështesë përpjekjet e saj për rindërtim.