E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet me armë zjarri 47 vjeçari në Tiranë

Një 47 vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij. Sipas dyshimeve paraprake, 47 vjeçari është vetëvrarë në banesën e tij në rrugën ‘Sotir Caci’. Policia po vijon hetimet ndërkohë që arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Më datë 09.03.2026, rreth orës 21:40,  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij në rrugën “Sotir Caci” shtetasi B. G., 47 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, njofton Policia.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›