(Video) Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan

Fax News ka siguruar videon e momentit të ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mehalla ne Elbasan
Në videon e siguruar nga gazetarja e Fax News Vanesa Rrahmani, duket momenti kur ekzekutori i 43-vjeçarit del nga makina e tij tip “Audi” i mbuluar me kapuç dhe shkon drejt automjetit ku ndodhej biznesmeni. Në momentin që autori i afrohet anash makinës, nga krahu i shoferit, shtin me pistoletë drejt Mondi Mëhallës disa herë, duke i marrë jetën me 2 plumba në kokë.