E Diel, 1 Nëntor 2026

Video tronditëse në Odessa, pronari i restorantit rreh brutalisht 68-vjeçaren pasi i shkëputi energjinë elektrike

Odessa, Ukrainë- Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta, pasi tregon dhunimin e një gruaje 68-vjeçare nga pronari i një restoranti turk në qendër të qytetit.

Sipas raportimeve, konflikti nisi kur gruaja u ankua për pluhurin e shkaktuar nga punimet në lokalin e restorantit, duke pretenduar se ai po hynte në apartamentet e banorëve të zonës. Më pas, ajo dyshohet se shkëputi nga energjia elektrike një pajisje që përdorej për punimet, veprim që zemëroi pronarin e biznesit.

Debati verbal u përshkallëzua shpejt në përplasje fizike. Pamjet e shpërndara në internet tregojnë një pjesë të incidentit, ku pronari i restorantit shihet duke e goditur brutalisht gruan 68-vjeçare.

E moshuara u dërgua në spital për trajtim mjekësor, ndërsa të dyja palët paraqitën kallëzime pranë policisë.

Autoritetet ukrainase arrestuan pronarin e restorantit pas ngjarjes. Disa orë më vonë, ai publikoi një video ku kërkoi falje publike për sjelljen e tij, duke iu drejtuar jo vetëm gruas së dhunuar, por edhe të gjitha grave të Odesës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›