Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Policia Bashkiake e Tiranës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), po vijon aksionin në terren për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, në kuadër të punës së Taskforcës për një Tiranë më të pastër.
Gjatë këtij operacioni, janë identifikuar dhe janë hequr pergola dhe struktura të ngritura pa leje, të vendosura nga subjekte të ndryshme në trotuare, rrugë apo hapësira të tjera publike, duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe funksionimin normal të qytetit.
Autoritetet theksojnë se ky aksion do të vijojë në çdo lagje të kryeqytetit, pa përjashtime, me qëllim rikthimin e qytetit tek qytetarët dhe rritjen e cilësisë së jetesës urbane.
Taskforca, e ngritur për këtë qëllim, është e angazhuar të garantojë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke paralajmëruar masat ndëshkuese për çdo subjekt që shkel rregullat për përdorimin e hapësirave publike.
1 nga 5/r.e//a.f/